Mashtroi për vjedhjen e idesë të ‘Kung Fu Panda’, karikaturisti rrezikon 25 vite burg


E diel, 20 Nëntor 2016

panda

Karikaturisti amator rrezikon dënim prej 25 vitesh burg pasi në mënyrë të rreme ka akuzuar producentin e Hollywood-it për vjedhje të idesë së tij për filmin e animuar popullor “Kung Fu Panda”, raporton Anadolu Agency.

Karikaturisti Jayme Gordon ka paditur studion amerikane të filmit DreamWorks, sepse sipas pretendimeve të tij i ka vjedhur idenë për filmin e animuar që doli në vitin 2008, të cilin ai e kishte bërë disa vite më parë.

Gordon siç pretendon, në vitin 1999 e kishte bërë filmin “panda gjigate” me emrin Kid dhe mikun e tij Red në tregimin të cilin e kishte emërtuar si “Panda e fuqishme” ku bëhet fjalë për pandan i cili mëson artin e Kung Fu-së.

DreamWorks, nga ana tjetër, thotë se personazhet origjinale të filmit të animuar i ka skicuar në vitin 1992 në bazë të Disney “Lion King”, të publikuar më vonë në vitin 1996.

Të fundit