“Matador Network”: Stambolli, qyteti më i bukur në “Instagram”


E enjte, 21 Janar 2016

ayasofya

“Matador Network”, një nga uebfaqet e udhëtimeve më të spikatura në botë dhe e njohur nga afër prej të pasionuarve të shëtitjeve jashtë shtetit, ka zgjedhur Stambollin si qytetin më të bukur të rrjetit social “Instagram”, sipas ditores turke “Hürriyet”.


Në përfundim të anketës së “Matador Network” mbi qytetin më të bukur të botës në “Instagram”, Stambolli është renditur i pari me një diferencë të madhe votash.
“Stambolli, një urë lidhëse ndërmjet Evropës dhe Azisë, është një nga qytetet me arkitekturë të pashoqe në botë. Hidheni shikimin ku të dëshironi, në një objekt të Trashëgimisë Botërore apo në një rrugicë të çfarëdoshme; nuk do të ndryshonte asgjë. Stambolli do ta fitonte këtë garë në çdo rrethanë”, shkruan “Matador Network”./trtshqip/

Të fundit