Matrapaz Dardan Gashi i përgjigjet matrapaz Isa Mustafës


E shtunë, 22 Korrik 2017

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, shkroi sot një status në FB, duke i quajtur Dardan Gashin e Astrit Haraqinë matrapazë e kontrabandues. Kryetari i LDK’së s’kishte pasur guxim t’ua përmendte emrat, por, shkroi vetëm me aludime.

Ndërkohë, ka ardhur përgjigja e Dardan Gashit, i cili është përfshirë në arritjen e marrëveshjes ndërmjet Teuta Rugovës dhe AAK’së për të mbështetur Ramush Haradinajn për Kryeministër.

Gashi e ka quajtur Kryetarin e LDK’së pikërisht matrapaz duke thënë se i njëjti ka humbur katër palë zgjedhje, ka tradhtuar partnerët dhe ka bërë koalicion me kundërshtarin më të madh politik, PDK’në. Ka thënë, po ashtu, se Isa Mustafa është matrapaz edhe për shkak se ka larguar nga LDK ata që nuk kanë menduar sikur ai.

“Hyna wikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin! “Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”, ka shkruar Gashi, në FB.

“Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat. Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti.  Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite. Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq… Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre… Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”, ka shkruar më tej Gashi.

Dardan Gashi ka qenë pjesë e LDK’së prej pasluftës. Pastaj ishte bërë bashkëudhëheqës i Listës Dr Ibrahim Rugova, e cila pati fituar një deputet në një listë me AAK’në. Në këtë koalicion ishte bërë Ministër në Qeverinë e udhëhequr prej PDK’së.

Ramush Haradinaj, të premten, shkoi në shtëpinë e ish-Presidentit Rugova, nga ku u konfirmua se Tauta Rugova e dëshiron dhe do të votojë liderin e AAK’së për Shef të Qeverisë. Teuta, kishte argumentuar, se një dëshirë të tillë e kishte pasur Rugova sa ishte gjallë dhe do ta kishte të njëjtën edhe tash po që se do të ishte udhëheqës i LDK’së. 

Pjesë e këtij delegacioni ishte përpos zyrtarëve të AAK’së dhe Familjes Rugova, aty ishin edhe Dardan Gashi e Astrit Haraqija.

Në këtë situatë, Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka vazhduar të shprehet i nervozuar se pse koalicioni parazgjedhor, PAN, ka siguruar votat në partinë e tij, për ta bërë Haradinajn Kryeministër.

Sidoqoftë, Kryetari i LDK’së, Mustafa ka përdorë gjuhë fyese ndaj dy ish-zyrtarëve të LDK’së, emrat e të cilëve s’i ka përmendur, Astrit Haraqija e Dardan Gashi, se janë shndërruar në kontrabandistë e matrapazë të PAN’it.

Ka thënë se ata janë kontraktuar nga dikush për t’i siguruar votat për formimin e Qeverisë së udhëhequr prej PDK’së e paketuar prej AAK’së.

“Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës. Do të jetë i mjerë ai shtet, ajo qeveri, ajo parti dhe ajo derë që lejon që dy matrapazë t’ia bëjnë politikat, të kontrabandojnë votat dhe të flasin për rugovizmin dhe rugovistët”, ka shkruar Mustafa, pa përmendur emrat e Gashit e Haraqisë, të cilët dolën publikisht se kanë ndihmuar në arritjen e marrëveshjes së AAK’së me Teuta Rugovën për të votuar Haradinajn Kryeministër.

Etiketa: , , ,
Të fundit