E enjte, 27 Gusht 2015 
Operacioni në gju dhe patericat që e ndihmonin për të ecur i takojnë së kaluarës. Mërgim Mavraj është kthyer në fushë pas mungesës disa-mujore. Ndërsa skuadra e Këlnit stërvitet për ndeshjen e radhës në Bundesligë, mbrojtësi shqiptar vazhdon të kryejë vrapime rreth fushës.
29-vjeçari ende nuk e di se kur do ta godasë sërish topin, por ky fakt nuk ia prish gëzimin për rikthimin. “Hapat e parë ne fushë!! Zoti i ka dhënë njeriut kohën, por për nxitim ai nuk ka folur”, shkruante Mavraj në faqen zyrtare në “Facebook”. Ndërkohë, për mediat lokale në Këln, kuqeziu zbuloi se faza e rehabilitimit po ecën mjaft mirë.
“Gjuri nuk më krijon shqetësime. Çdo gjë është shkëlqyeshëm. Pas disa javëve që ecja vetëm me ndihmën e patericave, nisa gradualisht stërvitjen në palestër. Tani po kryej vrapime si pjesë e rikuperimit”.
Mbrojtësi nuk e ka përjetuar keq ndërhyrjen kirurgjikale, përkundraz mbetet pozitiv dhe nuk nguron të bëjë batuta.
“Është një ndjesi e pazakontë, por zbavitëse. Stresi nuk është ai i momenteve të para të dëmtimit. Kam nisur ta ndjej sikur këmba është sërish e imja. Nuk ka ende një afat për rikthimin në fushë, por unë i pyes mjekët dhe fizeoterapistët çdo dy minuta. Ata natyrisht e kanë një datë, por nuk ma tregojnë”
Prej operacionit në gju, Mavraj është një nga mungesat më të rëndësishme të Shqipërisë për dy sfidat vendimtare të Shtatorit përballë Danimarkës dhe Portugalisë. Stafi i Kombëares shpreson që mbrojtësi të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit Tetor kundër Serisë dhe Armenisë.