E hënë, 10 Dhjetor 2018
LONDËR – Theresa May ka thënë se ka shtyrë votimin e marrëveshjes së Brexit, e cila do të mbahej të martën.
Ajo ka thënë se ishte e detyruar ta shtyjë për shkak se do të “refuzohet më një diferencë të konsiderueshme”.
May ka thënë se shumica e deputetëve do të kundërshtojnë këtë dhe se është e shqetësuar me kundësrshtimin e Irlandës Veriore, njofton Klan Kosova.
“Ne do ta shtyjmë votimin e planifikuar për nesër dhe nuk do të vazhdojmë të përçajmë shtëpinë(Britaninë) gjatë kësaj kohe.”, u shpreh kryeministrja britanike.
Etiketa: Bashkimi Europian, Brexit, Britania, Theresa May