Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbahen protesta kundër grushtit të shtetit në disa qytete në Egjipt

Astrit Shehu | 19:48 - 19.06.2015

KAJRO – Mbështetësit e Muhammed Mursit, presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë dhe të larguar me grusht shteti, pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vazhduar protestat kundër grushtit të shtetit, raporton Anadolu Agency.

Protestuesit kundër grushtit të shtetit pas thirrjeve të bëra nga Aleanca Kombëtare kundër grushtit të shtetit dhe Organizata e Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) pas faljes së xhumasë në qytete të ndryshme të vendit kanë mbajtur protesta.

Në protestat e mbajtura kryesisht në Kajro dhe në qytetet Giza, Hilvan, Sharkijje, Bahira, Minja, Aleksandri, Dimjat dhe Beni Suvejf u protestua kundër dënimeve me vdekje të dhënë ndaj Mursit dhe anëtarëve të tjerë të Ihvan.

Në protestat e zhvilluara në formë marshimesh dhe të thurjeve të zinxhirëve me njerëz u dhanë mesazhe në mbështetje të Murist dhe u hodhën slogane për rrëzimin e qeverisë ushtarake.

Në protestat mbajtura në 17 vende të ndryshme të Aleksandrisë protestuesit kanë mbajtur në duar “fenerët” të cilët janë simbole të muajit të Ramazanit.

Ndërsa në protestat e mbajtura në zonat Ajn Shems dhe Matarije në lindje të Kajros forcat e sigurisë kanë ndërhyrë duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe pushkë shootgun.

Ndërsa në anën tjetër forcat e sigurisë në mënyrë për të parandaluar demonstratat e mundshme të opozitës, bastisin shtëpitë për të arrestuar kundërshtarët e grushtit të shtetit.

Pas grushtit ushtarak të shtetit të ndërmarrë me 3 korrik në Egjipt, vazhdojnë protestat demokratike në vend.


Arivisti Company