Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbërrin në Kosovë Majlinda Kelmendi

Prizren Post | 18:55 - 01.09.2013

1 shtator-  Diku rreth orës 18, në Aeroportin “Adem Jashari” ka ateruar aeroplani me të cilën ka udhëtuar kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, xhudistja Nora Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kukaj.

Në aeroport sportisten më të suksesshme të Kosovës e ka pritur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Meli Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë, familjarë dhe dashamirë të Majlindës. Menjëherë pas aterimit në Sllatinë,  Majlinda dhe Driton Kukaj kanë mbajtur një konferencë shtypi në sallën e konferencave në aeroport, dhe pastaj ata do të nisen për në Prishtinë, ku është organizua në pritje madhështore në sheshin Nënë Tereza.


Arivisti Company