Mbesa e Berishës ia kthen Canës: Skeni pse rrihni qyetarë serbë


E enjte, 30 Tetor 2014

Mbesa e Sali Berishës, Dasara Malltezi, i është përgjigjur kapitenit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Kapiteni i kombëtares shqiptare i fundit i quajti “budallallëqe” komentet e saj në mbrojtje të serbëve, pas incidenteve në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Por, duke folur për rubrikën satirike “Antena brenda familjes, ajo edhe njëherë ka mbështetur bindjet e saj se fajtorë për incident kanë qenë shqiptarët, të cilët i kanë rrahur me boksa “qytetarët serb”. Ja çfarë shkruan mbesa e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, ajo:

“Plz, lexova atë intv tuj në i gazetë cop cop, lene mo ça gazete. Unë se lexoj hiç i herë, po më thanë friendsat në FB se më qeke lëndu.

Se kuptoj një herë pse qeke lëndu. Ca të keqe kam thënë unë, pse të kam thën që ke shku aty me lujt e jo me me rrah nejrëz? Plz kjo është e tepërt.

I herë unë skam fol për ty personalisht po për të gjihë që u rrahët aty kot si gomerë. Pse mo ça o futblli, ndeshje boksi? Dhe përse u rrahët, se një katnar kuksian u valviti një balon me një poster qesharak. Këto janë gjona qesharake, që vetëm shqiptarët i bëjn.

Pvk, desha me thënë se i keni rënë gjoksit që keni mbrojt Flamurin. Ai nuk ishte Flamur fare dhe e keni gabim, tregoni injorancën tuj.

E dyta, skeni pse rrihni qyetarë serb. Hajd mo normal me u nxeh me ndonjë futbollist, po ca kishit me qytetarët serb që hynë në fushë. Ata hynë, le të dilnin, ca pune kishit ju se kuptova? Plus që ti je fotografu keq duke e rrah. Se kuptoj si mund të jesh kapiten. Ty s’të ka caktu njeri kapiten boksi, po kapiten futbolli. Plsz këto gjëra duhet të marrin fund.

Plus kësaj nuk ma ndin fare se sa do dal ndeshja. Unë dhe ndeshjen se kam pa fare, se kam qenë në kafe, po pash në FB këto fotot Me thënë të drejtën, turp i madh.

E treta se kuptoj ca kërkoni nga UEFA. Ajo është tregu e padrejt që s’të ka dënu ty mos me e prek më fushën e blert. Ke shku ke rraf një serb aty e të duket vetja hero. Ky është racizëm dhe duhet të dënohesh dhe pik. As më plas ca thonë shqiptarët Dhe gjyshi që bën sikur është i nxef ja do puna që flet ashtu. Po mua sma ndin se sjam poltikane. Edhe babi deri në Këshill Kombëtar është. Po eci më lart, flasim.

Desha të them dhe nji gjo që më ka bo përshtypje. Këto femrat mendjelehta që thonë “Lorik martohu me mu”. Kjo është modë katunaresh. Ti iherë je i martum me italiane dhe duhet ti thush që je i martum, mos me bo si cun i bukur. Pastaj ca do ndodhte sikur unë nga inati ti thosha Ivanit “Ivan martohu me mu” se ju njësoj ini, të dy për të rraf kini hy në fushë. Ndaj këto gjona duhen bë me qetësi dhe jo me patriotizëm koti katunarësh.

Më fal që e zgjata, se kam një defekt në piano po më duket nuk rregullohet dhe do ta hedh këtë të blej një tjetër. Këtu i kap lirë. 180 mij euro ëshët një firmato. Aty në Shqipëri të gjitha fallco mo, si puna e patriotizmit tuj. Kaq kisha. Plz më mirkupto, nuk e kam personale. E kam me kombëtaren.”

Etiketa: , , ,
Të fundit