Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbi 10 milionë numri i të prekurve nga coronavirusi në botë

Prizren Post | 08:51 - 29.06.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Coronavirusi deri më tani ka prekur më shumë se 10 milionë njerëz në mbarë botën, kjo bazuar në të dhënat e John Hopkins.

Sipas mediave numri i përgjithshëm i të infektuarve globalisht është mbi 10,015,904, ndërsa afër 500 mijë njerëz kanë ndërruar jetë deri më tani.

Amerika radhitet e para në botë, për numrin e të prekurve, ata kanë raportuar mbi 2.5 milion raste, ndjekur nga Brazilin që konfirmoi 1.3 milion të infektuar.

Në mesin e vendeve më të prekura në botë janë edhe Federata Ruse me 633 mijë raste, dhe Britania e Madhe me 311 mijë të prekur.

Rritjen drastike të rasteve globalisht, e kishte paralajmëruar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë – deklarata e organizatës ishte bërë publike, në fillim të javës.


Etiketa:

Bëni një koment