Mbi 20 mijë qytetarë të Maqedonisë përdorin drogën


E shtunë, 5 Shtator 2015

Shkup – Numri i qytetarëve në Maqedoni që përdorin drogën, sipas të dhënave zyrtare, është mbi 20 mijë.

Sipas programit për mbrojtje shëndetësore të personave me varshmëri në Maqedoni për vitin 2015 supozohet se numri i përgjithshëm që përdorin droga sillet nga 20.000 deri në 30.000.

Po ashtu në bazë të këtyre të dhënave janë edhe 6.000-8.000 persona që përdorin heroin dhe kanë probleme serioze shëndetësore dhe sociale, transmeton zhurnal.

Etiketa: ,