E enjte, 30 Prill 2015
Më shumë se 250,000 kafshë janë sakrifikuar në një nga festimet më të mëdha dy-ditore në Nepal, ku futen këtu buaj, lopë, dele e shpendë, të cilave iu prihet koka për t’u flijuar në ceremonitë kushtuar një perëndeshe hinduse.
Me miliona Hindusë marrin pjesë në këto lloj ceremonish, e cila festohet në tempullin e Gadimait në Bariarpur të Nepalit për perëndeshën e fuqisë. Ky festival mbahet një herë në 5 vjet, dhe pretendohet se nga kjo lloj kasaphane do t’ju sjell fat besimtarëve Hindusë.
Ndërkaq tërmeti i fundit tregon krejtësisht të kundërtën dhe se të gjitha këto lloj harxhimesh dhe dedikimesh janë krejtësisht të kota dhe të pavlera. Përderisa asnjë Xhami as Minare nuk është prishur apo demtuar.
Allahu i Lartësuar thotë në Kuran: “O ju njerëz, ja një shembull, vërini veshin pra: Vërtetë ata që po i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë asnjë mizë edhe nëse tubohen të gjithë për atë, e po ashtu, nëse miza u rrëmben ndonjë send, ata nuk do mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi (idhujtari) edhe i luturi (idhulli)”.
Tërmetit nuk i kanë rezistuar aspak edhe tempujt me idhujt hindusë pavarësisht sakrificave që i kanë bërë këtyre idhujve Hindusët. Zoti na ruajt…