Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri shtyhet për dhjetor

Prizren Post | 16:22 - 11.11.2013

Prishtinë, 11 nëntor – Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë tashmë janë dakorduar që të organizojnë mbledhje të përbashkëta.

Qëllimi i kësaj nisme është vendosja e një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe institucionalizuar në mes dy shteteve tona, thuhet në një komunikatë për opinion të Kryeministrisë së Kosovës .Duke qenë se mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive do të shënonte edhe simbolikisht fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit, ajo assesi nuk do të duhej të bëhej cak sulmesh dhe interpretimesh elektorale, për më tepër që kalendari i mbledhjes së përbashkët ishte dakorduar para caktimit të datës së zgjedhjeve.

Sidoqoftë, duke dashur që me çdo kusht të ruajmë integritetin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe qeverive tona, sot kërkuam mirëkuptimin e Qeverisë së Shqipërisë që mbledhja e parë të mbahet në fillim të muajit dhjetor. koha


Bëni një koment