Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës


E premte, 28 Shkurt 2020

TIRANË – Në këtë seancë do të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale, njofton TCH.

Etiketa: , , ,
Të fundit