Mbrëmë Kroacia ishte shumë e fortë për Nigerinë


E diel, 17 Qershor 2018

Kroacia fitoi 2-0 ndaj Nigerisë në debutimin e saj në botërorin e kësaj vere, duke marrë dhe kryesimin në grupin më të vështirë të turneut.

Formacioni ballkanas respektoi parashikimet me suksesin e merituar ndaj afrikanëve në një ndeshje me ritëm të lartë në stadiumin e Kaliningradit.

Dalmatët morën epërsinë në zhvilimet e një goditjeje këndi kur një prekje e sulmuesit Mandzukic detyroi Etebo të dërgonte sferën në portën e tij. Kombëtarja me moshën më të re në botërorin rus nuk arriti të përgjigjej duke i lejuar Kroacisë të krijonte të tjera shanse për dyfishimin e rezultatit, por goli erdhi vetëm 20 minuta nga fundi.

Nëse Trost Ekong do të kishte përqafuar Mandzukic pas ndeshjes, gjithcka do të ishte e kuptueshme, por mbrojtësi i Nigerisë e bëri këtë gjatë lojës dhe brenda zonës. Praktikisht arbitri nuk kishte dyshime për të akorduar penalltinë dhe nga pika e bardhë mesfushori Luka Modriç, ligjëroi avantazhin komod.

Pjesa e mbetur e ndeshjes së Kaliningradit ishte një administrim i rezultatit nga ballkanasit, që tani kryesojnë me 3 pikë në grupin D, e presin të qetë përballjen vendimtare të 21 qershorit ndaj Argjentinës, cka mund tu sjellë me pak fat dhe optimizëm, edhe kualifikimin.

[youtube qS-V5h0wKr8]

Etiketa: , , , ,
Të fundit