Mbretëresha Geraldinë: Si tentuan të më helmonin kur isha shtatzënë!


E enjte, 25 Korrik 2013

Më 10 tetor, Mbreti diskutoi seriozisht me të shoqen rreth problemeve me Italinë. Tani ai ishte thellësisht i përkushtuar për të bashkëpunuar me ta dhe për këtë argumentoi, se së paku ky qetësim i marrëdhënieve duhej të bëhej me nder dhe integritet.

Duhet të dërgoj gjeneral Serreqin t’i çojë personalisht një mesazh Çianos me udhëzime për të lënë një shënim që konfirmon deklaratat që e kam urdhëruar të bëjë, – i tha Mbretëreshës. – Sot Shqipëria është në duart e italianëve që kontrollojnë çdo sektor jetësor të shtetit. Mbreti i nderon ata dhe i dëgjon. Populli të është mirënjohës. E ç’kërkon më tepër Italia? Italianët ia dëgjojnë shumë fjalën Serreqit, ai vetë është filoitalian.

Ai është i bindur se në kushtet që jemi nuk kemi se ç’qëndrim të mbajmë veç miqësisë dhe aleancës me Italinë. Kjo është e vërtetë, me kusht që ata të mos kërkojnë asgjë kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë. Kjo ishte periudha më e rëndësishme në gjithë jetën time, për shkak të tensionit që mbizotëronte në gjithçka që mendonim dhe bënim. Ishte një periudhë që më bëritë maturohesha. Përveç anës njerëzore, m’u çelën sytë ndaj intrigave të botës politike dhe kjo më afroi edhe më shumë me tim shoq. Isha ende njëzet e dyvjeçe dhe ai kishte një durim të papërshkrueshëm kur uleshim së bashku në mbrëmjet e gjata dhe unë dëgjoja zërin e tij të qetë e autoritar. Ndoshta kënaqësia e pafundme e të pasurit të një fëmijë në bark më jepte qetësi dhe mirëkuptim, çka e ndihmonte shumë tim shoq dhe mua më bëri ta dashuroja këtë vend dhe këtë popull për gjithë jetën.

Më 8 shkurt, 1938, Mbreti i dërgoi një njoftim kolonel Selmanit, të Gardës Mbretërore, duke i shprehur qartë sesa i shqetësuar ishte nga lajmi që kishte marrë në lidhje me marrëdhëniet me Italinë: Lajmi nga Beogradi thotë se Çianoka rënë dakord me Dr.Milan Stojanoviçin, kryeministrin e Jugosllavisë, për ta ndarë Shqipërinë më dysh, duke mbajtur pjesën më të madhe për vete. Kjo ide ishte kundërshtuar nga qarqe të përgjegjshme jugosllave, të cilat mendojnë se minoriteti shqiptar në vendin e tyre është shumë i madh (gati dy milionë) dhe do të ishte çmenduri të doje ta zmadhoje këtë shifër. Synimet italiane për mësymje tanijanë të qarta, dhe mund ta bëjnë këtë vetëm, pa pasur nevojën e ndihmës aktive të jugosllavëve. Rreziku është i afërt dhe unë do të bëj gjithçka është emundur për ta ndaluar. Megjithatë, disproporcioni midis forcave ështëjashtëzakonisht i madh.

Këshilli i Ministrave vendosi që duhej t’i dërgonin një notë zyrtareproteste Italisë dhe se fashisti Xhiro dhe vasali i tij Koçi, së bashku mekonspiratorë të tjerë shqiptarë, duhet të demaskoheshin dhe të dëboheshinpublikisht. Për shkak të veprimtarisë së këtyre konspiratorëve, Mbreti i kërkoi Mbretëreshës të ndryshonte rutinën e saj të përditshme. Në vend që të shkoninnë fshatrat aty rrotull pas gjumit të pasdites, nuk duhej të largohej ngaparku. Një pasdite, teksa po shëtisnin në park, Mbreti i tha Mbretëreshës:Shiko vetëm përpara dhe pa nxituar bëj mbrapsht se do të kthehemi në pallat.Kur ata hynë në pallat, Mbretëresha i kërkoi shpjegim rreth atij urdhri tëpazakontë, por Mbreti iu përgjigj vetëm me fjalët: Më vonë, dhe shpejtoi drejtzyrës.

Atë mbrëmje Mbreti i tregoi se kishte shumë kohë që kishte marrë vesh rreth njëorvatjeje për t’i marrë jetën. Përderisa ishte e vështirë ta gjenin vetëm,elementet fashiste që ishin ngarkuar me këtë punë kishin bërë plane t’i jepninfund jetës së Mbretit dhe të pasardhësit të tij në të njëjtën kohë. Pranë parkutishte një ngrehinë e lartë dhe ai kishte vënë re që në dritaren e papafingosnjë armë kishte vezulluar nën dritën e diellit. Kur u kthye në zyrë, Mbretimenjëherë kishte dërguar rojat e tij, që e kishin kapur atentatorin e mundshëmdhe e kishin çuar në zyrën e tij.

Burri i kishte rrëfyer gjithçka, përfshirë edhe shumën e parave që i kishinofruar. Ashtu siç ishte karakteristike për Mbretin, ai i kishte thënë burrit tëmbante floririn, por ta njoftonte për çdo lloj plani tjetër që mund të thurej.Dy ditë më vonë, Jak Koçi, dikur njeri i besuar i Mbretit, por që tani na dolise ishte një tradhtar me dy fytyra, erdhi për drekë. Teksa po hanin ëmbëlsirën,Mbretëresha e pështyu pjesën e vet. Koçi u zbeh. U drodh, kur tha: Mos hani më!Mbretëresha nuk e kuptoi dhe u përpoq të shpjegonte se gjithçka ishte njëkeqkuptim, se, në vend që të bënte strudel me mollë, kuzhinierja kishtepërdorur lakër, një gatim hungarez që Mbretëresha s’e honepste dot. Mbretireagoi menjëherë, e tërhoqi Koçin për veshi, e nxori nga dhoma dhe përplasiderën pas vetes. Mbretëresha e pa teksa Mbreti i tha dy fjalë dhe me një shkelme shtyu Koçin poshtë shkallëve. Kur u kthye, pa pikën e acarimit në fytyrë, thavetëm këto fjalë:

Pas dy orësh, ai njeri nuk ka për të qenë më në territorin e Shqipërisë.

Koçi i kishte dhënë ryshfet kuzhinieres dhe gruas hungareze që punonte nëkuzhinë, duke u kërkuar të hidhnin helm në strudel. Të dyja, me qëllim që taparalajmëronin, i kishin shkuar Mbretit me qeset me flori që u kishte dhënëKoçi, por e patën të pamundur të flisnin me të.

Brenda dy ditësh, Mbreti dhe Mbretëresha i mbijetuan një orvatje tjetër për t’ivrarë. Ishte e kuptueshme se Mbretëresha ishte në angështi për sigurinë e tyre,por në paraqitje ajo u mundua të tregohej e qetë, duke e mbështetur sa më shumëtë shoqin.

Ditën e dasmës Hitleri na dhuroi një mercedes të kuq

Javë para martesës, vazhdonin të mbërrinin dhurata nga e gjithë bota. AdmiralHorthi, regjenti i Hungarisë, dërgoi si dhuratë personale një pajton të bukurqë tërhiqej nga katër kuaj të bardhë Lipizaner, mjaft lozonjarë. Pajtoni do tëpërdorej për të mbartur nusen drejt pallatit ditën e dasmës. Hitleri dërgoi njëMercedes të gjatë, të kuq flakë, mjaft të fuqishëm, trecilindërsh të kromuar,me tavan të lëvizshëm dhe me tapiceri të bardhë lëkurë. Ishte një kopje emakinës së vet, e vetmja e tillë. Familja Aponyi u dhuroi një servis tëmrekullueshëm enë kuzhine prej bronzi të rëndë, një portret të gjyshit tëMbretëreshës së re, kontit Lajos Aponyi të bërë nga Lazlo dhe një set ngaporcelani i famshëm hungarez Herendi. Kishte lloje të ndryshme qilimash dherrugicash, prej miqve që kishin dijeni për koleksionin personal të Mbretit.Dhurata e Musolinit ishin katër vazo shumë të bukura prej bakri, ndërsa dhuratae mbretit Viktor Emanuel, statuja prej bronzi e

një ushtari vigan. Dhuratat nuk u ekspozuan, por u vendosën të pahapura nëburgun e garnizonit pranë pallatit të bardhë të papërfunduar, të cilin Mbretipo e ndërtonte për nusen e tij, lart mbi Tiranë. Sot, teksa kthehet prapa nëkujtime, mbretëresha Geraldinë tregon se shumë prej dhuratave nuk patimundësinë t’i shohë.

Tani kur shoh ndonjë gjë të bukur, më pëlqen ta kundroj, pasi një prejkënaqësive më jetike që Zoti na ka dhënë, është të parët. Them me vete që ështëe bukur, e këndshme, e lezetshme, por më mirë që nuk më përket mua. Me saduket, unë jam destinuar të humbas gjithçka me vlerë materiale dhe këtë e pranoj si vullnetin e Zotit.

Etiketa: ,
Të fundit