Mbreti Charles III sot do t’i drejtohet popullit britanez


E premte, 9 Shtator 2022

LONDER – Mbreti Charles III do të takohet me kryeministren britanike Liz Truss dhe do t’i drejtohet Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, të enjten.

Mbretëresha, monarkja më jetëgjatë e Britanisë, vdiq në moshën 96-vjeçare pas një mbretërimi 70-vjeçar.

Charles e pasoi menjëherë atë si Mbreti Charles III dhe gruaja e tij, Camilla, u bë bashkëshorte mbretëreshë.

Mbreti Charles III dhe Camilla qëndruan në Balmoral të enjten mbrëma, por do të udhëtojnë për në Londër të premten, ku mbreti i ri do të ketë një audiencë me kryeministren e emëruar së fundmi, Liz Truss.

Mbreti do t’i bëjë gjithashtu një fjalim televiziv kombit.

Etiketa: ,