E mërkurë, 24 Gusht 2016
Ankara – Operacioni i ndërmarrë në veri të Sirisë nga Forcat e Përbashkëta Speciale TSK-së (Forcat e Armatosura Turke) dhe koalicionit, është emërtuar “Mburoja e Eufratit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të siguruara nga burimet ushtarake, operacioni i filluar në orët e mëngjesit në veri të Sirisë ka për qëllim sigurinë kufitare dhe mbështetjen e koalicionit në luftën kundër organizatës terroriste DAESH.
Në kuadër të kësaj, operacioni i realizuar nga Forcat e Përbashkëta Speciale TSK-së dhe koalicioni u emërtua si “Mburoja e Eufratit”.
[youtube ROvDf-qk5Z4]