Mbushet QKUK-ja me të helmuar nga “kaçikat turshi”


E hënë, 24 Gusht 2015

ljygfjgvnm

Ushqimet e prishura që vinë nga mos ruajtja e qytetarëve në vendin tonë, ka bërë që në Klinikën Infektive të ketë shtim të pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë, ku më të prekurit kanë qenë fëmijët. Ndërkohë, në Shoqatën “Konsumatori”, thonë se prapë është kthyer problemi i quajtur “kaçikat turshi”
Fluksin e madh të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë dy muajve të fundit e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Klinikes Infektive, Hamdi Ramdani. Ai tha se numri i të sëmurëve nga helmi i ushqimeve të prishura që kontaminojnë nga mos ruajtja e faktorit njeri, ndodh çdo vit në sezonin e verës kur temperaturat janë të larta.
Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pa standardizuara dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme.
“Dy muajt e fundit, muajin korrik dhe tash muajin gusht që ka gravitu një numër i madh i të sëmurëve me simptome ose shenja klinike, helmimit në ushqim ose si i quajmë ne toksikacione alimentare…Helmimet me ushqim që gravitojnë janë sëmundje klasik e sezonale, temperaturat e larta, prishja e ushqimeve që i kontaminojmë nga mos ruajtja me kujdes e mendoj personave, gjerësisht e njerëzve tanë e bëjnë që këto sëmundje të jenë, pra me karakter epidemik kanë qenë edhe epidemi familjare që do të thotë se në një familje ka pas dy tre ose katër të sëmurë…dhe të gjithë këto raste janë ndërlidh me përdorimin e ushqimeve tëprishura ose të kontaminuara”, tha Ramadani.
Pjesa më dominuese e të shtrirëve në klinikën Infektive që kërkuan ndihmë mjekësore janë të moshës fëminore. Ramadani thotë se simptomat me të cilat janë përballë të sëmurit kanë qenë simtoma klasike, me të vjella, e temperaturave, mirëpo pas kurimeve tri-katër ditore pacientët kanë dalë me gjendje shëndetësore të mirë.
“Pjes a më dominonte e këtyre të shtrirëve ka qenë e moshës fëminore ose pediatrike që kanë manifestuar simptome klasike të itoksifinksionit talumitar me të vjella, temperatura dhe barkqitje ose diarre. Të gjithakëto raste të sëmurë që kanë qenë të nevojshëm të trajtohen në klinikë janë shtrirë, janë pranu dhe janë mjeku me terapi adekuata dhe me terapi normalisht ndihmëse. Të gjithë kanë dal pas një kurim ose trajtimi dy ose tri-katër ditor me një gjendje shëndetësore shumë të mirë. Përveç kësaj simptomtomatologjie që janë ndikim të pranishëm, pra intostikacionet alimintare ose në gjuhën shqipe helmimet me ushqim”, tregon Ramadani.
Kurse, në shoqatën ‘Konsumatori”, thonë se pa marrë parasysh kualitetin e ushqimit dhe sigurisë, institucionet relevante asnjëherë deri më tani nuk kanë marr masa për të parandaluar dhe evidentuar një situatë të tillë ku qytetarët po atakohen me këtë problem gjithnjë në stinën e verës.
Selatin Kaqaniku thekson se përsëri është kthyer koha e “kaçikave turshi”.
“Problemin më të madh e kemi te tregjet e pambuluara, te tregjet e pa standardizuara, te disa tregje që nuk dihet kënd e kanë prind, e kanë komunën ose e kanë qeverinë dhe ato nën ndikimin e gazrave të pluhurit nga rruga bëhen edhe më të rrezikshme…Problemet kanë të bëjnë me funksionimin ose mos funksionimin e frigoriferëve….Prapë na u ka kthye problemi si e quajmë përpara ne konsumatorët “kaçikat turshi”, sepse kemi ofertë të mishrave të pulës, të peshkut të mishrave të tjerë të cilët nga bora dhe akulli nuk shihen fare, dhe për neve është dëshmi se ai mish ka shku. Kemi problemin edhe me artikujt ushqimor, të cilët akoma kanë skadencë me datë dhe me deklarim po në të vërtetë për shkak se ato ushqime, a ta artikuj ushqimor mbahen në kushte jo të standardizuara, ato kanë filluar të ecin”, tha Kaqaniku.
Edhe pse me artikujt ushqimor merret Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit, Kaqaniku thotë se mbikëqyrja dhe inspektimi i tregut nuk kanë bërë mjaftueshëm për të teknikisht por as financiarisht tregjet.
Kanqaniku bëri thirrje tek institucioneve shtetërore që të kujdesen më shumë për aftësimin teknik kuadro-financiar të mekanizmave qëshërbejnë për inspektimin dhe mbikëqyrjen e tregut./Kosovapress/

Të fundit