Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba


E premte, 30 Tetor 2026
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka mbyllur shtatë biznese në veri të vendit dhe ka shqiptuar shtatë gjoba, pas një aksioni inspektues.

Sipas njoftimit, pesë biznese janë mbyllur në Mitrovicë dhe dy në Zveçan, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë.

“Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë mbyllur shtatë (7) biznese afariste, prej të cilave 5 në Mitrovicë dhe 2 në Komunën e Zveçanit, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë”,thuhet në njoftim.

Gjatë kontrolleve është konstatuar edhe një biznes që operonte pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

IQMT ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së konsumatorëve.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit