Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Me 5 korrik Haradinaj në interpelancë për 53 milionëshin e Bechtel-Enkas

Prizren Post | 11:47 - 22.06.2018

Prishtinë – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj do të paraqitet me 5 korrik në interpelancë për pagesën e 53 milionë eurove për “Bechtel&Enkan”.

Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e radhës.

Pas mbledhjes për media nuk është deklaruar asnjë nga anëtarët e kryesisë.

Mirëpo sipas informatave të marra nga zyrtarët e Kuvendit, në ketë mbledhje është vendosur për mbajtjen e tri seancave, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Dy seanca do të mbahen më 28 qershor njëra është seancë e jashtëzakonshme lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), e cila do të filloj në ora 10 për të vazhduar më pastaj në ora 12 me vazhdimin e seancave në të cilën do të diskutohen pikët e papërfunduara.


Etiketa:
Arivisti Company