E shtunë, 23 Qershor 2018
Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-2 ndaj Tunizisë në Spartak stadium të Moskës.
Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit G u karakterizua me lojë intensive nga fillimi i takimit.
Eden Hazard hapi llogarinë pas gjashtë minutash lojë për 1-0 nga penaltia.
Në minutën e 16-të një kombinim i bukur e vuri Lukakun në pozitë shënimi për 2-0.
Bronn shënon për Tunizinë edhe e ngushton rezultatin në 2-1.
Lukaku përsëri shënon për 3-1 në minutën 45 + 3.
Në pjesën e dytë Belgjika shënoi edhe dy gola nga Hazard dhe Batshuayi.
Goleadën e përmbyll Tunizia me golin e dytë në këtë ndeshje të shënuar nga Khazri në minutën 90 + 3.
Etiketa: Belgjika, Botërori 2018, Kupa e Botës, Russia 2018, Tunizia