“Me këtë tentativë nuk ishte vetëm Turqia shënjestër, por e gjithë bota Islame” ​


E enjte, 21 Korrik 2016

dijetaret

Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Muhjiddin Ali Karadagi, në një deklaratë ka pohuar se të gjithë drejtuesit dhe njerëzit e respektuar të vendeve muslimane janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Karadagi tha se ato që ndodhën ishin bërë shkak për një frikë. “Por Allahu ju ka dhënë besimtarëve siguri dhe shpëtim në këmbënguljen e besimit të tyre. Ndërsa gjynahqarët dhe ndihmësit e tyre i ka lënë jashtë të mirave me zemërim.”

“Lusim Allahun që ta ruaj Turqinë nga të gjitha të këqijat dhe të mos e ndajë atë nga vendet e tjera Islame”, tha ndër të tjera Karadagi dhe më pas ka shtuar: “Dijetarët vlerësojnë popullin turk për përpjekjet që bënë në kuadër të kundërshtimit të kësaj tentative të grushtit të shtetit.”

“Dijetarët ashtu sikurse kanë dënuar puçet ushtarake dhe ndalimin nga të drejtat të popujve në Jemen, Egjipt dhe në vendet e tjera Islame, ka dënuar dhe nuk ka pranuar çdo lloj tentative për prishjen e demokracisë dhe shkeljen e të drejtave të njeriut përmes grushteve në Turqi. Ne përgëzojmë dhe të gjitha partitë politike që lanë mënjanë mendimet dhe ideologjitë e tyre për ti dalë për zot atdheut të gjithë së bashku.”

Karadagi në fjalën e tij duke vënë theksin tek roli i xhamive në shtypjen e tentativës për grusht shteti në Turqi, ka thënë se ata janë falënderues veçanërisht për Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë.

“Synimi nuk është vetëm Turqia, por bota Islame”

Në vijim të fjalës së tij Karadagi u shpreh: ”Dijetarët e Umetit dënojnë standardin e dyfishtë të perëndimit në Turqi dhe në vendet e tjera Islame. Perëndimi nga njëra anë mbyll sytë ndaj vrasjeve që bëjnë puçistët dhe nga ana tjetër bën presion ndaj procedurave gjyqësore të Turqisë dhe qeverive të tjera që ndjekin në mënyrë legjitime. Në këtë kontekst ne themi që synimi nuk është vetëm Turqia dhe populli i saj, por gjithë bota Islame.”

Karadagi ka kritikuar Perëndimin për qasjen ndaj Turqisë dhe tentativës së FETÖ-s për grusht shteti dhe më pas ka shtuar: ”Allahu e ruajt Turqinë dhe prishtë planet e puçistëve si dhe të tradhtarëve. Allahu inshallah ndihmoftë Islamin që të ngrihet edhe në vendet e tjera Islame. Me të vërtet që ai është në gjendje ta bëjë këtë. Falënderojmë Allahun i cili është krijuesi i botrave.”

Në momentin e deklaratës të pranishëm ishin shumë dijetarë nga shumë vende të botës si përfaqësues të vendeve të tyre.

Të fundit