Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Më shumë se 17 rezoluta të miratuara nga Kuvendi, thuajse nuk respektohen fare

Prizren Post | 21:27 - 25.05.2019

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me praktikën e miratimit të rezolutave, të cilat kryesisht vijnë si rezultat i nismave nga partitë politike opozitare, por nuk kanë munguar as nismat nga partitë në pushtet.

Që nga fillimi i legjislaturës aktuale, e gjashta me radhë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar më shumë 17 rezoluta, akte këto të cilat shprehin qëndrimin ose vullnetin politik të Kuvendit për çështje të caktuara.

Së fundit, deputetët kanë votuar dhe miratuar Rezolutën që dënon, siç thuhet, gjenocidin e kryer serb në Kosovë, atë mbi procesin e dialogut për normalizim e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe rezoluta të tjera. Pavarësisht numrit të madh të rezolutave të miratuara, vetë deputetët mendojnë se fuqia e këtyre vendimeve mbetet e zbehtë.

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se deri tani është nuk vërejtur se ka zbatim të plotë të rezolutave, pasi që, sipas tij, institucionet nuk e marrin me përgjegjësi rëndësinë e tyre ashtu siç do të duhej.

“Rezolutat” i votojnë deputetët për t’u implementuar, por nga institucionet e tjera nuk po zbatohen dhe kjo po tregon për një papërgjegjësi institucionale. Vetëm rezolutat që kanë pasur një pajtim të plotë dhe kanë marrë përkrahjen paraprake edhe të Qeverisë së Kosovës, kanë arritur të zbatohen. Përndryshe, të gjitha ato që kanë qenë me diskutime dhe kundërshtime nga palët, nuk kanë arritur që të zbatohen”, thotë Isufi.

Kurse, deputetja Albulena Haxhiu, kryetare e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se të gjitha akte që nxirren nga Kuvendi, paraqesin obligim për Qeverinë e Kosovës. Haxhiu konsideron se rezolutat duhet të zbatohen, pasi, sipas saj, një gjë të tillë e thotë edhe Kushtetuta e Kosovë në nenin 92.

“Rezoluta është akt i Kuvendit dhe në këtë kuptim, kur deputetët vendosin për një rezolutë, atëherë Qeveria e ka obligim, nuk është dëshirore, por e ka obligim që t’i zbatojë në përpikëri rezolutat e nxjerra nga Kuvendi. Është e vërtetë që ka shumë rezoluta, të cilat fare nuk janë respektuar dhe këto [partitë në pushtet] nuk kanë vullnet për t’i respektuar se janë të papërgjegjshëm”, shprehet Haxhiu.


Etiketa:

Bëni një koment

Arivisti Company