Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar


E hënë, 27 Korrik 2026
Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.

Ai theksoi se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot, rreth orës 15:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Klinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, deklaroi Rugova për Klankosova.tv.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i hetuar rrethanat që çuan deri te aksidenti.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit