“Me urdhër të Zotit, ky është vend evropian”


E mërkurë, 1 Tetor 2014

BIK-png

Prishtinë – “Çdo kosovar, çdo shqiptar i ka borxh Amerikës, shumë i ka borxh”, ka thënë Resul Rexhepi, sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Kosovës duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se “ne i kemi shumë borxh familjes Clinton, ish sekretares amerikane të shtetit Madeleine Albright, popullit amerikan, helikopterëve Apache të amerikanëve, ushtrisë amerikane, të gjithë atyre ushtarëve që kanë hyrë në Kosovë.

Rexhepi është cituar nga Reuters në kuadër të një teksti që flet për simpatinë që kosovarët kanë për SHBA-të, derisa shteti i ri kosovar po bën përpjekje që të ndalojë rritjen e numrit të të rinjve që po radikalizohen në aspektin fetar.

“Me urdhër të Zotit, ky vend është Evropian dhe unë ndjehem shumë që jam evropian”, ka thënë Rexhepi.

Reuters ka kujtuar se shumica e kosovarëve janë pro perëndimorë duke mos harruar ndihmën amerikane dhe perëndimore në përgjithësi për çlirimin e Kosovës, transmeton Telegrafi.