Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mediat ndërkombëtare dhe rajonale shkruajnë për vendimin e Thaçit që të shpall ditë zie

Prizren Post | 19:08 - 23.07.2016

E përditshmja më e madhe në britani, “The Guardian”, ka shkruar për vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për ta shpallur të dielën si ditë zie në Kosovë pas vrasjes së tre shqiptarëve në sulmin e Munihut të Gjermanisë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur të dielën si ditë zie për tre shqiptarët e rinj, të cilët u vranë në Munih”, shkruan “The Guardian”.

Kjo gazetë citon Thaçin t’i ketë konsideruar dy vajzat e reja dhe djaloshin se kanë vdekur si heronj në luftën për vlerat dhe liritë e përbashkëta në Evropë.

Për vendimin e Thaçit kanë shkruar edhe mediat tjera më të mëdha botërore. Bëhet fjalë për agjencinë e lajmeve AP, pastaj Reuters, etj, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu edhe mediat e rajonit, ato serbe, kroate dhe sllovene kanë shkruar për vendimin e Thaçit që nesër të shpall ditë zie kombëtare.

Agjencia serbe e lajmeve, Tanjug ka raportuar më gjerësisht për këtë vendim, si dhe vrasjen e të rinjve kosovarë në Munih. /Lajmi/


Arivisti Company