Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mediat turke: Hasi ka arritur akordin me Trabzonsporin

Prizren Post | 10:45 - 12.05.2016

Trabzon – Besnik Hasi ka arritur një akord me skuadrën turke të Trabzonsporit, bëjnë me dije mediat turke.

Mediat në fjalë sugjerojnë se zyrtarët e skuadrës në fjalë kanë kontaktuar agjentin e Hasit. Sidoqoftë asgjë nuk është e sigurt, pasi mediat belge raportojnë se tekniku gjakovar do të jetë pasuesi i Xhani De Baizit në stolin e Shqipërisë.

Kësisoj, ekipi Trabzonsporit, ka një emër rezervë në rast se Hasi nuk mbërrin në Turqi, që është turku Ersun Yanal.

Nga ana tjetër menaxheri i skuadrës së Anderleht, Herman Van Holsbeeck, nuk i ka kursyer vlerësimet për Hasin, duke thënë se klubi dëshiron që ai të qëndrojë.


Etiketa:
Arivisti Company