E enjte, 22 Qershor 2017

Autor: Eroll VELIJA
Çështja e dytë e rëndësishme që e bën teorinë e Darvinit të pavlefshme është se të dy konceptet e paraqitura nga kjo teori si “mekanizma të evolucionit”, u kuptua se në të vërtetë nuk zotërojnë asnjë forcë evoluese.
Darvini e mbështeti hipotezën e tij në tërësi në mekanizmin e “seleksionimit natyror.”Rëndësia që i jepte këtij mekanizmi mund të kuptohet fare lehtë edhe nga titulli i librit të tij: “Origjina e Llojeve nëpërmjet seleksionimit natyror”…
Seleksionimi natyror pohon se ato gjallesa që janë më të fuqishme dhe që i përshtaten më mirë kushteve natyrore të vendbanimeve të tyre do të mbijetojnë në luftën për jetë. P.sh., në një kope sorkadhesh që kërcënohet prej kafshëve të ndryshme grabitqare, do të mbijetojnë vetëm ato sorkadhe që vrapojnë më shpejt. Kështu që kopeja e sorkadheve do të përbëhet nga individët më të fortë dhe më të shpejtë. Mirëpo, sigurisht që ky mekanizëm nuk mund të shkaktojë evoluimin e sorkadheve e t’i kthejë në një lloj tjetër gjallese, për shembull, në kuaj.
Për këtë arsye, mekanizmi i seleksionimit natyror nuk zotëron asnjë forcë evoluese. Edhe Darvini ishte i ndërgjegjshëm për këtë realitet, ndaj në librin e tij Origjina e Llojeve u detyrua të pohonte:
“Seleksionimi natyror s’mund të bëjë asgjë përderisa nuk shfaqen dallime dhe ndryshime të dobishme individuale.“
Marrë nga libri i autorit:”Rendi i ri botëror”
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Eroll Velija, Opinione