E mërkurë, 9 Nëntor 2016
Në këtë video kuzhinieri John Mitzewich, tregon se si t’i piqni gështenjat në mënyrën e duhur.
Ai thotë se ato duhet të piqen në furrë të mbyllur, mirëpo si fillim ai thotë se gështenjat duhet të priten me një thikë me teh të dhëmbëzuar në pjesën ku gështenjat janë më të fryra.
Mbajeni gështenjën me gishtin e madh dhe atë tregues, më pas ngadalë prijeni gështenjën në mes pra bëjeni një vizë nga njëra anë në tjetrën.
Më pas vendosini në tenxhere, shtojini ujë të ftohtë dhe pak kripë, pasi të zihen nxirrni nga tenxherja dhe vendosini në një tepsi, ndërsa më pas futini në furrë të nxehtë në 200 gradë celsius për 15 minuta.
Pasi t’i largoni nga furra vendosini në një pjatë dhe mbulojini me një peshqir për rreth 15 minuta sepse ashtu është më e lehtë që t’i qëroni dhe do të jenë plotësisht të shijshme, provojeni.
[youtube Vm6_P4_KJT4]