E hënë, 22 Shkurt 2016 
Kompania për modifikimin e veturave, RENNtech nuk ishte e kënaqur andaj rriti fuqinë e motorit në 716Kuaj Fuqi.
Modeli AMG GT i bashkohet klubit elitë të veturave me 700 kuaj fuqi.

Modeli origjinal i Mercedes-AMG GT vjen me motor V8 4.0-litër me turbo të dyfishtë i cili prodhon 503 kuaj fuqi.

Kompania për modifikimin e veturave, RENNtech nuk ishte e kënaqur andaj rriti fuqinë e motorit në 716Kuaj Fuqi.

Për të arritur këtë performancë ata vendosen turbo më të mëdha, modifikuan gypat e shkarkimit të gazrave, sistemin e kontrollit elektronik si dhe filtër ajri me rrjedhje më të lartë.

Kjo pako e performancës nuk është e lirë, ajo kushton 11,880 dollar, ndërsa amortizatorët 1,980 dollar.
