Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Mercedesi me motorët me tre cilindra

Prizren Post | 10:47 - 07.03.2016

Mercedesi ka shprehur interesim për krijimin e modeleve me naftë me tre cilindra.


Shefat e kompanisë më parë kishin përjashtuar një motor të tillë, por gjenerata e re e E-Class 2.0 me katër cilindra e lansuar sivjet ka ngjallur reagimet për mundësinë e motorëve me tre cilindra.

“Dizeli është arma jonë për të ardhmen, për të ndihmuar emetimin e gazrave”, ka thënë Bernard Heil nga kompania për “AutoExpres”.

“Do të shohim versione të motorëve me katër cilindra dhe do të shihni edhe më shumë, por edhe numër të ri të cilindrave. Mund të sjellim motor me tre cilindra, pa dyshim. Do të ishte një opsion”, ka shtuar ai.

Mercedesi ka investuar 2.6 miliardë euro për zhvillimin e familjes së re të motorëve.


Arivisti Company