Merkel: Gjermania nuk do të angazhohet më ushtarakisht kundër ISIS-it


E hënë, 14 Dhjetor 2015

Berlin – Kancelarja Angela Merkel në asnjë mënyrë nuk po e pranon kërkesën e SHBA-ve, që Gjermania të angazhohet ushtarakisht më shumë në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik, raporton Reuters.

“Besoj se Gjermania është duke e përmbushur pjesën e detyrimeve të saj, dhe nuk kemi nevojë të flasim për çështje të reja që kanë lidhje me këtë”, ka deklaruar Merkel në televizionin ZDF, duke komentuar shkrimin e “Der Spiegel” se Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një kërkesë Berlinit për angazhim më të fortë kundër ISIS,.

Në një artikull të “Der Spiegel”, thuhet se Sekretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter, i ka dërguar javën e kaluar një letër ministres gjermane të mbrojtjes Ursula von der Leyen, në të cilën Uashingtoni kërkon kontribut më të madh ushtarak nga Berlini në luftën kundër ISIS./lajmi/

Etiketa: , ,
Të fundit