Merkel: Greqia gati të dalë nga eurozona


E diel, 4 Janar 2015

BERLIN – Qeveria gjermane e ndryshoi qëndrimin rreth daljes së Greqisë nga eurozona, i cili paraprakisht ishte negativ, shkruan gazeta gjermane “Shpigel”.

Duke iu referuar burimeve të saj në Qeveri, gazeta publikoi se kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Volfgang Shojble tani konsiderojnë se eurozona mund të ballafaqohet me daljen eventuale të Greqisë nga bashkimi monetar.

Arsye për ndryshimin e qëndrimit është se pas periudhës më të vështirë nga kriza monetaro-financiare në vitin 2012, eurozona ka arritur suksese esenciale. “Rreziku nga zgjerimi i krizës është i kufizuar, sepse konsiderohet se Portugalia dhe Irlanda vemëmë janë rimëkëmbë”, thotë një burim për gazetën, transmeton BTA. Përveç kësaj, Mekanizmi evropian për stabilizimin financiar është mekanizëm efikas dhe veçmë është në përdorim.

Nuk është e qartë se si një anëtare e eurozonës do të mund të dalë nga ajo dhe të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por “Shpigel” citon një ekspertë monetar lartë i pozicionuar i cili thotë se juristët do të mund ta shpjegojnë këtë çështje.

Gazeta gjermane vlerëson se dalja e Greqisë nga eurozona është pothuajse e pashmangshme në qoftë se partia opozitare e orientuar majtiste SYRIZA, e kryesuar nga Aleksis Cipras, fiton në zgjehdjet e 25 janarit.

Sondazhet tregojnë se SYRIZA ka epërsi para partisë konservative Demokracia e Re e Andonis Samaras, edhe pse ajo është zvogëluar në 3,1 për qind. Sipas sondazhit për gazetën “Elefteros tipos”, e realizuar më 29 dhe 30 dhjetor, pasi që Samaras nuk arriti ta bindë parlamentin që ta zgjehdë kandidatin e tij për shef të shtetit, mbështetja për SYRIZA-n është 30,4 për qind, ndërsa për Demokracinë e Re 27,3 për qind. Muajin e kaluar SYRIZA kishte epërsi prej 3,4 për qind.

Sipas sondazhit të njejtë, 74,2 për qind e të anketuarve konsiderojnë se vendi duhet “me çdo çmim” të mbetet në eurozonë, ndërsa 24,1 për qind janë me mendim kundërshtues.

Sondazhi është realizuar në ekpezmplar statistikor nga 1.002 persona.

Etiketa: , , ,
Të fundit