Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Merkel në Serbi: Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i rëndësishëm

Prizren Post | 12:51 - 09.07.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

BEOGRAD – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në mëngjes u takua me presidentin e Serbisë Tomisllav Nikolliç në Pallatin Serbia në Beogradin e Ri ku po mbahen takimet pas dyerve të mbyllura.

Zyrtarja e lartë gjermane sot më herët, në ditën e dytë të vizitës në Serbi, pati takime me përfaqësuesë të organizatave civile i cili ishte i mbyllur për mediat vendore.

Nga Kabineti i presidentit të Serbisë para takimit të Nikolliçit dhe Merkel është paralajmëruar se presidenti serb me këtë rast do të shprehë kënaqësinë për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, duke prfshirë edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Presidenti do të kërkojë mbështetjen e kancelares gjermane për hapjen e kapitujve dhe do të shprehë dëshirën e Serbisë që procesi i negociatave të fitojë dinamikë më të madhe, duke përfshirë dinamikën e hapjes së kapitujve negociues gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm”, njoftohet nga Zyra e Presidentit të Serbisë.

– Përveç pikëpamjeve të ndryshme të problemit të Kosovës, siç theksohet, dy vende nuk kanë çështje të hapura bilaterale.

Gjermania është partneri i dytë tregtar në Evropë i Serbisë, me 3,2 miliardë euro shkëmbim me trendin e rritjes së qendrueshme, për të cilin pritet të jetë rreth pesë përqind në vit.

Në tregun e Serbisë aktualisht punojnë 370 kompani të mëdha gjermane, ndërsa ardhja e kompanive “Lidl” dhe “Tenis” është një sinjal se Serbia është një destinacion shumë tërheqës për investitorët gjermanë.

Njëkohësisht Gjermania është donatori më i madh evropian në Serbi. Gjatë dekadës së kaluar rreth gjysmë miliardë euro ndihmë për Serbinë ka ardhur nga Gjermania.

Angela Merkel gjatë turneut treditorë në Ballkan ditën edjeshme qëndroi për një vizitë një ditore në Tiranë, ku u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe kreun e shtetit Bujar Nishani, ndërsa pasdite udhëtoi në Beograd ku mbajti takimin me kreun e qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kancelarja gjermane është pritur para pallatit të Serbisë me ceremoni ushtarake nga kryeministri Vuçiç. Pas takimit kokë më kokë në konferenën e përbashkët për shtyp duke theksuar se paqa ne Ballkan është edhe në ınteres të Gjermanisë ajo ka shprehur se vendet e rajonit posedojnë perpektivën për anëtarësim në BE.

– Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës i rëndësishëm

Merkel duke vënë në dukje rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ajo ka theksuar se pas hapjes së kapitullit të parë të pjesëmarrjes së Serbisë në negociata Gjermania do ti ketë parasysh këto përpjekje të ndërmarra në kuadër të procesit të dialogut.

Kancelarja ka cekur edhe problematikën e emigracionit ilegal, dhe duke vënë në dukje se Serbia si një vend i cili përdoret për ata që duan të mbërrıjnë në Europë po përballet me një sfidë të madhe. Ajo ka theksuar se në zgjidhjen e kësaj çështjeje BE-ja nuk ka lënë vetëm asnjë vend.

Merkel në lidhje me vendosjen e emigrantëve të paligjshëm ka shprehur se do të ndihmojnë vendet e Ballkanit të cilët janë vend tranit për emigrantët dhe se nuk ka kuptim që të vendoset një mur.

– “Merkel një nga të ftuarat tanë më të rëndësishëm”

Edhe Kryeministri serb Vuçiç duke theksuar se Merkel ka dhënë një kontrıbut të rëndësishëm për politikat e marrëdhënieve të mira dhe të paqes ai ka shprehur se “Për ne ajo është një nga të ftuarat tanë më të rëndësishëm”.

Vuçiç ka trasmetuar se me Merkel kanë diskutuar çështjet e stabilitetit të rajonit, reformat ekonomike dhe procesin e anëtarësimit në BE. Ai ka theksuar më tej se Serbıa do të vazhdojë ppërpërimin në mënyrë të vendosur drejt anëtarësimit në BE.

Merkel më parë duke kryer një vizitë në Shqipëri pati takime me Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani dhe me Kryeministrin Edi Rama. Merkel në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit nesër do kryejë takime në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pas Tiranës dhe Beogradit, Merkel sot do ta vizitojë edhe Sarajevën./AA/


Etiketa:

Bëni një koment