E diel, 3 Maj 2015
Berlin – Qeveria gjermane duhet të dyfishojë fondet e saj, në 2 miliardë euro për të ndihmuar landet të përballen me një rritje të numrit të refugjatëve, ka thënë ministri rajonal i Financave në Bavari, Markus Soeder, për “Der Spiegel”.
Kancelarja Angela Merkel dhe drejtuesit më të lartë të qeverisë do të mbajnë një takim urgjent me zyrtarë shtetërorë në Berlin më 8 maj, pasi numri i refugjatëve që kanë shkuar në Gjermani këtë vit, ka arritur 300,000-500,000, dyfishi i numrit në vitin 2014.
“Qeveria federale ka rënë dakord për të kontribuar me një miliard euro, por do të duhen të paktën dyfishi i kësaj shume”, tha Soeder, duke shtuar se shtetet janë duke luftuar për të përballuar numrat në rritje të azilkërkuesve.
Në përgjithësi, qeveria federale i ka mirëpritur refugjatët, pjesërisht për të shlyer të kaluarën dhe për shkak se disa udhëheqës të pas-luftës i kanë mbijetuar epokës naziste në sajë të azileve në vende të tjera.
Por çështja është bërë më e mprehtë, pasi 900 njerëz u mbytën muajin e kaluar duke u përpjekur për të arritur në Evropë nga Libia. Rritja e refugjatëve në Gjermani ka çuar edhe në tensione në disa rajone ku strehohen të huajt.
Një grup neo-nazistësh shkatërruan një strehë të pabanuar të refugjatëve në qytetin Troeglitz, pranë Leipzig, më 4 prill, vetëm pasi kryetari i tyre, një avokat i strehimit, dha dorëheqjen pasi kishte marrë kërcënime me vdekje.