Merkel: Trump duhet të respektohet patjetër, është president i SHBA-së


E mërkurë, 23 Gusht 2017

Merkel, e cila është duke bërë fushatë për një mandat të katërt në krye të shtetit gjerman në zgjedhjet nacionale të 24 shtatorit, ka refuzuar t’i përkulet presionit nga rivalët e saj nga Partia Socialdemokrate (SPD) për t’i rezistuar kërkesave të Trumpit për anëtarët e NATO-s që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.

Si një atlantike e përkushtuar, Merkel e ka nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve të Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara madje edhe në kur i ka bërë të ditur dallimet në pikëpamjet politike.

“Nëse flasim për presidentin e Shteteve të Bashkuara, pavarësisht dallimeve në mendime që ekzistojnë, e di që ai triumfoi në një palë zgjedhje të vështira. Fitorja nuk iu rezervua në pjatë argjendti. Në fund, ai i fitoi zgjedhjet në përputhje me ligjin amerikan për zgjedhje dhe kjo do të thotë se ai është zgjedhur në mënyrë demokratike dhe për të duhet të tregohet respekt i duhur, pavarësisht se si i vlerësoj unë pikëpamjet e tij,” ka shpjeguar Merkel.   

Etiketa: ,
Të fundit