Mërkiq: Flasim më vonë për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri


E premte, 7 Shkurt 2014

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiq, ka thënë se mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është një prej çështjeve në të cilat Serbia dhe Shqipëria kanë qëndrime të ndryshme.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Shqip”, Mërkiq ka thënë se qëndrimin zyrtar për këtë çështje do t’ia shpreh qeverisë së Shqipërisë në takime direkte.

“Ne kemi gjithmonë disa çështje për të cilat nuk konfliktohemi dhe kemi të tjera për të cilat ne mendojmë në mënyrë të ndryshme. Por të lutem më lejoni që qëndrimet tona për këto çështje, të cilat i shohim ndryshe, t’ia shprehim direkt në takime palës shqiptare”, citohet të ketë thënë Mërkiq.

Për sa i përket nismës së Ramës për çështjen e lobimit për marrjen e çmimit “Nobel” për Paqen nga treshja “Daçiq, Thaçi dhe Ashton”, ai thekson se e vlerëson, por në këtë moment qëndrimet për këtë zhvillim janë vetëm hamendësime.

Ndërkaq, në lidhje me vizitën e pritshme të Edi Ramës në Beograd, Mërkiq thotë se kjo konsiderohet realisht si vizita e parë e një Kryeministri shqiptar në Serbi.

Ai ka thënë se në Beograd kanë nisur përgatitjet për këtë vizitë, ndërsa kjo vizitë, sipas tij, pritet të mbahet në fund të muajit mars, pas zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Serbi./koha/

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit