Merren peng rreth 800 persona gjatë evakuimit nga Halepi


E premte, 16 Dhjetor 2016

halep

Halep – Grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit të Bashar al Asadit në Siri pasi ndaluan autokolonën që evakuonte civilët nga lindja e Halepit morën peng qindra persona. Grupet terroriste kërkojnë që opozitarët të bëjnë lëshime, raporton Anadolu Agency.

Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së nga Halepi mësohet se grupet terroriste të huaja, mbështetës të regjimit hapën zjarr mbi autokolonën e evakuimit në lagjen Ramuse në rajonin e regjimit.

Pas kësaj një grup i organizuar nga mbështetësit e regjimit është mbledhur përpara autokolonës duke nisur një protestë.

Grupi i prezantuar se përbëhet nga personat që jetojnë në rajonin Fua dhe Kefreja që ndodhet nën rrethimin e opozitarëve në qytetin Idlib, ka kërkuar heqjen e rrethimit në atë zonë.

Ndërsa mësohet se afërsisht 800 persona që ndodheshin në autobusët dhe në disa automjete të tjera në autokolonë janë marrë peng nga grupet terroriste të huaja të cilët dihen se udhëhiqen nga gjenerali iranian Sejid Xhevad.

Të fundit