Mesazhe nga Kur’ani


E diel, 15 Qershor 2025



Mendo mirë për Allahun..!

(Një fletë e vështirë nga libri i ditëve tuaja, ndoshta është thjesht një parapërgatitje për faqet më të bukura të jetës tënde.)

“Kur shkuan me të, dhe vendosën ta hidhnin në gropën e pusit (bunarit)..!” – (Kur’ani, Jusuf: 15)

Djali, i cili u hodh në pus (bunar), u nxor me kovë dhe u shit me një çmim krejt të lirë; po përgatitej që në vegjëli të tij, për të qenë ministër i Egjiptit.

Një fletë e vështirë nga libri i ditëve tuaja, ndoshta është thjesht një parapërgatitje për faqet më të bukura të jetës tënde.

Kështu që, mendo mirë për Allahun!

“Me të vërtetë, Zoti im është i Butë, për çfarë dëshiron..!” – (Kur’ani, Jusuf: 100)

___________________

Ed’hem Sherkavi, nga libri “Resail minel-Kur’an” (Mesazhe nga Kur’ani)

Hoxhë Lavdrim Hamja