E premte, 26 Maj 2017
Prishtinë – Kjo për shkak se numri rendor i saj si garuese për deputete, e që është 12, është i njëjtë me atë të koalicionit që ajo i takon, pra PDK-AAK-Nisma.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para pak çastesh ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në zgjedhjet e 11 qershorit.
Teuta Haxhiu e cila në zgjedhjet e kaluara kishte numrin rendor 18, ajo kishte fituar 18 3,308 vota si deputete e AAK-së.
Ndërkaq në zgjedhjet e tanishme Haxhiu ka marrë numrin e njëjtë rendor sikurse i ra në short koalicionit së cilës ajo i takon.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka marrë numrin 12, ndërkaq koalicioni LDK-AKR-AL në shortin e KQZ-së mori numrin rendor 16.
Numri 35-të i ka takuar Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.
Etiketa: Aktuale