Messi ka humbur pasionin për futbollin


E enjte, 6 Shkurt 2014

Barcelonë, 6 shkurt – Ish-ndihmës trajneri i Barcelonës, Angel Cappa ka akuzuar Lionel Messin për humbjen e pasionit të tij për futbollin.

Argjentinasi 67-vjeçar, i cili punoi në Camp Nou gjatë viteve 1980, pohoi se performanca e bashkëkombësit të tij në humbjen 3 me 2 nga Valencia ofroi prova të mjaftueshme që tregonin se ai ka humbur dashurinë për këtë lojë.

“Për të luajtur futboll ju duhet të keni pasion të pafundmë, siç e kishte Messi, apo lojtarët tjerë si [Diego] Maradona… apo Xavi, Iniesta, Busquets”, ka thënë Cappa për La Xarxa.

“Ju duhet shumë pasion, ju duhet ajo energjia që vjen nga dashuria absolute për lojën”.

“Të mërkurën kundër Sociedadit, ai mori pjesë më shumë në lojë, por në ditën kundër Valencias, unë nuk mund të kuptoj sesi një lojtar i tillë luan futboll me aq shumë dëshpërim”.

“Nuk e di përse ose për çfarë arsye, por është duke shkuar drejt fundit”.

Të fundit