E mërkurë, 1 Tetor 2014
Barcelonë – Sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka gjetur kohë para sfidës me kampionin e Francës, Paris Saint-German, të flas rreth objektiva të klubit të tij dhe në veçanti Ligës së Kampionëve.Katër herë fituesi i ‘Topit të Artë’ në një intervistë për revistën ‘Adidas Gameday Plus’ është fokusuar në Ligën e Kampionëve, ku nuk foli vetëm për aktualitetin e grupeve, por edhe mbi mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve nga gjiganti katalunas.
“Kemi shumë shpresë dhe besim pasi jemi të etur për tituj këtë sezon. Ne tani kemi një ekip të mirë dhe shumë lojtarë cilësor, ku me aktivizimin e Luis Suarez do të përforcojmë repartin e sulmit dhe do të shohim nëse atëherë mund të arrijmë objektivin tonë për të fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi fillimisht Messi.