E enjte, 5 Maj 2016
Në vitet e fundit që jemi mësuar ti shohim Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin duke dominuar në luftën për “Topin e Artë”. Këtë vit, Messi nuk është duke kaluar një edicion pozitiv në La Liga, por as në Ligën e Kampionëve kishte një ndër vitet më të dobëta në karrierë.
Por, rivali i tij nga Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka punët më mirë. Ai me skuadrën e tij është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Sipas “Goal.com”, Messi mund të mungojë në mesin e finalistëve për “Topin e Artë”, por jo edhe rivali Ronaldos në Ligën e Kampionëve, përkatësisht sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antonie Griezmann.
Kurse, finalisti i tretë mbetet të shihet deri në fund të sezonit, ndërsa kandidat potencial janë Luis Suarez (Barcelona), Zlatan Ibrahimovic (PSG) si dhe Gonzalo Higuain (Napoli).
Etiketa: Ballon d’Or