Miku ynë, kush është?


E enjte, 8 Shtator 2016
Benjamin KRASNIQI

Benjamin KRASNIQI

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17. II .2008, shpërfaqi edhe miqësinë e pretenduar nga shumë shtete, që njëherit janë edhe qendra të feve të ndryshme.

Nga shtatë qendrat botërore të feve, vetëm Arabia Saudite na ka njohur si shtet i pavrur dhe sovran. Kjo edhe përkundër shumë fyerjeve dhe luftës verbale kundër arabëve si popull dhe Arabisë Saudite si shtet, kjo për të vetmën arsye, sepse muslimanët edhe njëherë e dëshmun që na duan të mirën. Ne nuk u dhuruam asgjë, ndërsa ata shumë. Arabi Saudite është vendlindja dhe qendra e fesë Islame. Përveç ndihmave materiale gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999, Arabia Saudite ka lobuar dhe ende lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet e Ligës Arabe. Princi Saud Al-Faisal ka thënë: – “Sikurse që kemi qenë në të kaluarën pranë popullit të Kosovës, do të jemi edhe në të ardhmen që ta mbështesim Republikën e Kosovën në shtimin e numrit të njohjeve, sidomos në vendet që janë anëtarë të Ligës Arabe dhe të Konferencës Islamike”.

Vatikani Vatikani është selia e Kishës Katolike të ritit romak dhe atij lindor. Vatikani nuk e ka njohur Republikën e Kosovës për të vetmën arsye, sepse jemi shtet me popullësi dërmuese muslimane. “Kardinali i Kishës Katolike Romake dhe anëtari i Këshillit Papnor, Walter Kasper, ka thënë se Vatikani nuk e ka njohur Kosovën si shtet për shkak të respektit ndaj Kishës ortodokse serbe.Vatikani nuk është aspak mirënjohës, përkundër ndihmës së madhe që i kishte dhënë Skënderbeu në shekullin XV. Në shtator të vitit 1460 Skenderbeu dërgoi në Itali grupin e parë të luftëtarëve të drejtuar nga nipi i tij, Kojko Balsha. Në fund të gushtit të vitit 1461 Skenderbeu u nis me 3 mijë luftëtarë për në Itali dhe zbarkoi në Barleta, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand. Përkundër këtyre ndihmave dhe përulsisë, që bëri Ibrahim Rugova, edhe duke u konvertuar në fenë e krishtere edhe duke ndërtuar disa kisha dhe një katedrale në qendër të qytetit të Prishtinës, Vatikani nuk e pranon Republikën e Kosovës. Vatikani mban anën e armikut dhe fashizmit serbë.

Rusia është një nga qendrat ortodokse në botë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës, bile është edhe njëra nga pengueset më të mëdha për proceset integruese të Kosovës, dhe një nga pengueset për antarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme botërore. Rusia mban anën e Serbisë, jo vetëm se janë të dy popujtë sllavë, por edhe për shkak të fesë, kjo e dyta është edhe fakti dhe arsya më e fuqishme.

Greqia është një nga qendrat ortodokse në botë dhe ndoshta kryesorja në Ballkan. Greqia nuk e njeh Republikën e Kosovës, bile në shumë raste ka dalur hapur kundër antarësimit të Kosovë në organizata të ndryshme. Greqia është mosmirënjohëse për kontributin e madh që dhanë shqiptarët për pavarësimin e Greqisë më 1821 nga Perandoria Osmane. Greqia është edhe okupuese e tokva çame në Jug të Shqipërisë dhe autore e krimeve makabre kundër çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, viktimat ishin me shumicë muslimane.

Izraeli është qendra e fesë hebreje. Izraeli që nga shpallja e pavarësisë ka qenë kundër Republikës së Kosovës.

Shqipëria u bëri strehë hebrenjëve, kur askush në Evropë nuk i dëshironte. Gjithsej gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç vërtetohet nga dokumentet e gjetura, në Shqipëri kanë ardhur 597 hebrenj, nga të cilët 121 vetë erdhën gjatë viteve 1941-1942, kurse pjesa tjetër në vitin 1943. Ardhjen e tyre në Shqipëri, si hebrenj të ardhur ne formë internimi edhe ato që erdhën ilegalisht, e konsideruan fat të madh. Edhe Kosova kishte bër strehë për hebrenjët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Izraeli shpreh mosmirënjohje të thellë për ndihmën tonë të dhënë dikur. Në një takim në Beograd, ministrat e brendshëm, në mes Ivica Daciq dhe Yitzhak Aharonovich janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të përkrahur njëri-tjetrin për të “ruajtur” integritetin territorial. Ministri izraelit shprehet se përkrah përpjekjet e Serbisë për ta mbajtur Kosovën, dhe priste ndihmën e Serbisë për konfliktin me Palestinën.

Kina është qendra e budizmit, njëri nga besimet më të përhapura në botë me afër në mbarë botën ka, 230 – 500 milion anëtarë. Kina ka dalur hapur kundër Pavarësisë së Kosovës, që nga çasti i shpalljes.

Ambasadori kinez në Beograd, Lee Manchang, është shprehur: – “Kina ka qenë e qartë që në fillim për të mos e njohur shtetin e Kosovës. Për zgjidhjen e problemit në bazë qëndron Rezoluta 12 44 e OKB-së. Ne e dimë se më shumë se 100 vende e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por se Kina nuk do të ndryshojë qëndrim”. Kina qëndron në linjë me Serbin dhe Rusin kundër Kosovës.
India është qendra e besimit hindus. Hinduizmi ka afër 200 milion besimtarë. India nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës. India në disa raste ka dalur hapur kundër Kosovës, duke votuar kundër antarësimit në organizata të ndryshme botërore, e sidomos kundër antarësimit në UNESCO. India është mosmirënjohëse për shqiptarët, duke marrë parasysh se Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza) ishte me prejardhje shqiptare. Madje edhe çmimin Nobel e kishte fituar si shtetase indiane dhe India fitoj çmimin Nobel nga ajo.

Nuk duhet harruar që Afganistani, po ashtu një shtet i madh musliman, ka njohur i pari Republikën e Kosovës, madje edhe para ShBA-ve.

Përfundim

Shihet qartë se qendrat më të mëdha fetare në botë nuk na njohim, duke përjashtuar këtu Arabin Saudite. Duke qenë mirënjohës i shprehim falënderime popullit dhe mikut tonë arab.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Leave a Reply

Të fundit