E premte, 31 Janar 2014
Milano, 31 janar – Presidenti i Milanit, Adriano Galliani ka konfirmuar se klubi italian është i interesuar për transferimin e Jonathan Biabianyt dhe se ka pasur bisedime me Parman për blerjen e tij në këtë afat kalimtar.
Rosonerët deri më tani kanë siguruar shërbimet e Adil Rami, Keisuke Honda dhe Michael Essien, derisa ata janë pranë huazimit të Adel Taarabt nga Queens Park Rangers.
Sidoqoftë, trajneri i ri i Milanit, Clarence Seedorf dëshiron që të sjellë gjak të ri në skuadër dhe e sheh 25-vjeçin si përforcim ideal për ekipin e tij.
“Gjatë mbrëmjes, drejtori i Parmas, Pietro Leonardi është takuar me Adriano Gallianin në restorantin Giannino”, thuhet në komunikatën e Milanit.
Etiketa: Jonathan Biabiany, Milan, Serie A