E enjte, 15 Dhjetor 2016
Halep – Milicët shiitë nën komandën e Iranit sulmuan autokolonën e automjeteve ku ndodheshin civilët për tu evakuuar nga rrethimi në rajonin lindor të Halepit, në Siri. Në sulm humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 4 të tjerë, raporton Anadolu Agency.
Sipas informimit të bërë nga gazetari i AA-së në Halep mësohet se autokolona e automjeteve ku ndodheshin civilët për tu evakuuar nga rajoni nën rrethim u nis nga lagjja Ramuse. Më pas ka qenë në pritje pasi është afruar në pikën e kontrollit të forcave të regjimit.
Gjatë kësaj kohe snaiperët e milicëve shiitë nën komandën e Iranit në vijën e frontit hapën zjarr mbi civilët, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 4 civilë dhe u plagosën 4 të tjerë.
Ndërsa drejtori i mbrojtjes civile në Halep, Nexhip Ensari, në një deklaratë për AA-në kishte deklaruar më parë se ishin plagosur 3 civilë.