Gjermania, Rusia e Franca bisedime për Ukrainën në Berlin


E hënë, 18 Gusht 2014

Ukraine
Kanë përfunduar pa asnjë rezultat bisedimet në Berlin për gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin ukrainas.

Në bisedime morën pjesë ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë e Francës. Bisedimet u konsideruan të vështira, megjithatë palët thanë se ato ishin pozitive dhe do të vijojnë në një tjetër raund të martën.

Perëndimorët synojnë armëpushimin për të shmangur rritjen e viktimave nga ky konflikt.

Të fundit