Ministri i Jashtëm turk takohet me presidentin indonezian në Xhakarta


E mërkurë, 3 Qershor 2026
Ministri i Jashtëm turk takohet me presidentin indonezian në Xhakarta

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, u takua me presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto, gjatë një vizite në Xhakarta, thanë burime diplomatike, transmeton Anadolu.

Fidan u prit nga ministri i Jashtëm i Indonezisë, Sugiono, me mbërritjen e tij në kryeqytetin indonezian si pjesë e vizitës së tij zyrtare, thanë burimet.

Më pas, ministri i Jashtëm turk zhvilloi bisedime edhe me Sugionon.

Detaje të tjera për takimet nuk janë bërë të ditura.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit