E mërkurë, 28 Janar 2015
Prishtinë – Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka deklaruar se organizatorët e protestës së djeshme kanë dështuar me organizimin e saj.
Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, ka cilësuar ministri Hyseni.
“Organizatorët kanë dështuar në organizimin e protestës. Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarrë të gjitha veprimet për të mundësuar një ambient paqësor për protestuesit .Policia ka treguar vetëpërmbajtje në raport me protestuesit. Mjetet e forta kanë mundur të jenë vdekjeprurëse për policët si edhe për qytetarët. 92 policë të lënduar. Në protestën e djeshme policët profesionist kanë vepruar konfrom ligjit”, ka thënë Hyseni.
Etiketa: Kosovë, skender hyseni