Ministri izraelit Ben-Gvir anulon udhëtimin në SHBA për shkak të vështirësive me vizën


E martë, 16 Qershor 2026
Ministri izraelit Ben-Gvir anulon udhëtimin në SHBA për shkak të vështirësive me vizën

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir ka anuluar një udhëtim të planifikuar familjar në SHBA, mes vështirësive në marrjen e vizës, transmeton Anadolu.

Ambasada e SHBA-së i ka thënë Ben-Gvir-it se ai duhet të paraqitet personalisht për të dhënë shenjat biometrike të gishtërinjve si pjesë e procesit të vizave, raportoi sot e përditshmja izraelite “Haaretz”.

Kërkesa u interpretua në raportet e mediave izraelite si një shenjë ngurrimi për t’i dhënë atij vizën.

Ben-Gvir ka qenë shpesh në kryetitujt e mediave për veprimet e tij provokuese, të cilat kanë nxitur kritika të gjera dhe dënim ndërkombëtar.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit